“Edhe furgonin e ‘çunave problematikë’ të sjellin, nuk e bllokojnë dot reformën”, Vasili: Gjiknuri po provokon…

Feb 20, 2020 | 14:45
SHPËRNDAJE

Bylykbashi-Vasili-Tryeza-Gjiknuri-Hajdari-Reforma-Zgjedhore-takimi-panorama (2)

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pasi mazhoranca refuzoi dhe kundërshtoi propozimin e opozitës për moratorium 4 vjeçar të gjyqtarëve që do merren më çështjet zgjedhore dhe thotë se kjo bëhet vetëm për të bllokuar reformën zgjedhore.

“Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.” shkruan Vasili në Facebook.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te “çunave problematike” te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e “çunave problematike”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura