Edhe frutat dhe perimet lahen me ujë dhe sapun? Çfarë thotë profesori i infeksioneve

Mar 25, 2020 | 22:48
SHPËRNDAJE

Një virolog ka konfirmuar se “çdo sipërfaqe është një rrezik” kur bëhet fjalë për COVID-19 dhe klientët e supermarketeve duhet të jenë veçanërisht të vëmendshëm për frutat dhe perimet në dyqan.

26375538-8149887-image-a-14_1585114050596

Profesori i asociuar në Universitetin e Sidneit, Timothy Newsome, i specializuar në infeksione, vaksina dhe virologji, tha për “FEMAIL” se ndërsa virusi mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për rreshtin e frutave dhe perimeve, pasi klientët vazhdimisht i marrin në dorë dhe i lënë sërish në shporta apo rafte.

“Duhet të kujtojmë se çdo sipërfaqe është potencialisht e kontaminuar. Ne nuk e shohim atë si rrezik të lartë sepse kjo vjen nga kontakti i qëndrueshëm me njerëzit e tjerë, por megjithatë është e rëndësishme të jesh i kujdesshëm”, tha ai.

Gjëja më e mirë është të lani frutat dhe perimet tuaja me sapun sapo t’i sillni në shtëpi, jo thjesht duke u mbështetur në nxehtësinë e lartë të gatimit të tyre për të ‘vrarë ’virusin. “Lajini ato me ujë të ngrohtë me sapun, ashtu si bëni me duart tuaja”, tha ai.

Deklarata e virologut erdhi ndërkohë që shkencëtarët europianë kanë thënë se nuk ka prova apo raste të konfirmura të infektimit të njerëzve nga ushqimet, megjithëse duhet bërë kujdes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura