Edhe bashkëshortja e kryeministrit spanjoll rezulton e infektuar nga koronavirusi

Mar 15, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

FILE - In this Dec. 3, 2019, file photo, Spanish Prime Minister Pedro Sanchez and his wife Begona Gomez arrive at 10 Downing Street in London. Spain's government said Saturday March 14th, 2020 that the wife of Prime Minister Pedro Sanchez has tested positive for the new coronavirus. It said Begona Gomez and the prime minister are in good health and following the instructions of medical authorities at their residence in La Moncloa Palace in Madrid, the government seat. The vast majority of people recover from the new coronavirus. According to the World Health Organization, most people recover in about two to six weeks, depending on the severity of the illness. (AP Photo/Alastair Grant, File)

Begona Gomez, gruaja e Kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, u testua pozitive nga koronavirusi. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ajo është mirë, po ashtu edhe Kryeministri dhe po qëndrojnë në rezidencën “La Moncloa Palace” në Madrid.

Dy ministra nga kabineti i Sanchez, ministri i Barazisë dhe Ministri i Çështjeve Rajonale gjatë javës janë testuar pozitivë me koronavirus. Qeveria soanjolle njoftoi se edhe ata janë mirë me shëndet.

Anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar janë testuar dhe kanë rezultuar negativë ndaj Covid-19. Prekja e Gomez nga infeksioni u njoftua pak pasi Sanchez bëri një adresim ndaj kombit në TV mbi shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe masat që po merrte qeveria sqanjolle, ndërkohë që prekjet e infeksionit në Spanjë po rriten frikshëm.

Para adresimit Sanchez mori pjesë në një mbledhje kabineti që zgjati shtatë orë, ku morën pjesë të gjithë ministrat përveç atyre që ishin pozitiv me Covid -19. Janë më shumë se 5,700 të infektuar në Spanjë, pjesa më e madhe e të cilëve në Madrid.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura