“Edhe 2️ mjekë të Sanatoriumit janë shëruar”- Ministrja Manastirliu jep shifrat e të shëruarve nga koronavirusi​

Mar 29, 2020 | 9:36
SHPËRNDAJE

Edhe dy mjekë të Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë janë shëruar pasi u prekën nga koronavirusi.

Shefqet-Ndroqi-Sauk

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se me shërimin e tyre, shkon në 8 numri i personelit shëndetësor që kanë fituar betejën ndaj virusi, ndërsa numri në total i të shëruarve është 40 pacientë.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

?#COVID-19
Edhe 2️⃣ mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!
Shkon në 8️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës??
Deri tani janë 4️⃣0️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura