“Edhe 15 mijë doza vaksinash vijnë nesër”/ Rama dhe Manastirliu vizitojnë “Air Albania”: Trajnim infermierëve për ta zgjeruar procesin në të gjithë vendin

Feb 28, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vizitoi sot qendrën e vaksinimit në stadiumin “Air Albanian”, ku po vijon procesi me të meshuari mbi 80 vjeç.

Kryeministri tha se nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera të prodhuara nga kompania “Pfizer” dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, “të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se janë mjekët e familjes ata që krijojnë kalendarin e të moshuarve për të kryer vaksinën.

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë duke u përgatitur vaksinatorët e rinj, të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin, për të vijuar me vaksinimin kapilar.

“Jemi duke u përgatitur për vaksinatorët e rinj, pra për infermierët të cilët do të kryejnë në Arenën Kombëtare trajnimin, që më pas të shpërndahen në të gjithë vendin. Janë të rinj të cilët janë përzgjedhur nga portali, por edhe studentë, dhe forcat e armatosura, për të filluar vaksinimin kapilar në momentin që do të kemi edhe vaksinat”, tha Manastirliu.

Duke i’u referuar ardhjes së dozave të tjera të vaksinës Manastirliu bëri me dije se: “Ndërkohë ne presim 15 mijë vaksina ditën e nesërme. Dhe brenda 10 ditëshit të parë 14 mijë vaksinat e Astra Zeneca nga instrumenti Covax, ku do të fillojmë vaksinimin edhe nën 65 vjeç, sigurisht me targetin e përcaktuar nga ISHP”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura