Edber Laho i “BB7” fejohet me stilisten dhe nis jetë të re në Zvicër

Jul 5, 2015 | 16:42
SHPËRNDAJE


Modeli nga Prishtina, që u u bë i njohur në lojën e “Big Brother 7”, ka zyrtarizuar me fejesë lidhjen e tij 1-vjeçare me të dashurën e re. “Partnerja ime është nga Zvicra, por jeton në Paris. Eshtë dizajnere për kompaninë ‘Parvati’ dhe është shumë e veçantë. Për të qenë bashkë, unë jam vendosur në Zvicër dhe tani jetojmë në një shtëpi. Lidhja jonë po shkon shumë mirë dhe unë ndihem me fat që kam njohur një femër si Tina”, tha ai për “Panorama Plus”. “E them me bindje këtë, pasi ajo dallon nga femrat e tjera që unë kam pasur lidhje më parë. Është mendjehapur, me karakter të fortë, shumë e thjeshtë dhe e lexuar. Më tërheq fakti që është fjalëpakë dhe ndihem shumë i lumtur me të”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura