Eda Zari, xhaz në katedralen ortodokse

Oct 20, 2014 | 14:50
SHPËRNDAJE

Kohët e fundit, këngëtarja e xhazit Eda Zari po e viziton më shpesh Shqipërinë. Pas festivalit të xhazit në Berat, ajo u rikthye dje me një koncert, me poezi e muzikë xhaz. Por, edhe kësaj here nuk i është ndarë atmosferës mistike, që krijojnë imazhet e shenjtoreve dhe kryqet e kishave. Koncerti u zhvillua në sallën e Katedrales së re Ortodokse. Gjatë koncertit u interpretuan pjesë nga autorë të letërsisë gjermane dhe shqiptare si Heinrich Heine, Joachim Ringelnatz, Bertolt Brecht, Lasgush Poradeci, Rita Petro, Martin Camaj, Frederik Rreshpja, Wilhelm Busch. Këto pjesë u recituan nga Ema Kristo. Të shoqëruara nga muzikantët Sebastian Studnitzky, Gert Kapo, Roland Peil, Dietmar Fuhr, Zari dhe Kristo kanë sjellë një atmosferë të këndshme, deri edhe provokative. Muzika dhe vargjet s’mund të kuptohen pa dashurinë, burrat, gratë, paratë, pse jo dhe politikën. Koncerti, i cili u zhvillua në ditët e Tetorit Gjerman, sot zhvendoset në Teatrin Skampa në Elbasan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura