Ed Sheeran nuk ndalet, zgjeron “perandorinë” e tij pasi shpenzoi një shumë marramendëse për blerjen e fundit gjatë izolimit

Sep 23, 2020 | 11:49
SHPËRNDAJE

Ed Sheeran ka zgjeruar “perandorinë” e tij duke bërë më shumë blerje gjatë periudhës së koronavirusit.

29-vjeçari raportohet se ka një pasuri me vlerë 200 milionë dollar dhe ka bërë blerje të mëdha në prona.

Sipas The Sun, Ed ka 27 banesa, shtëpi dhe apartamente në pronësinë e tij. Ndërsa së fundmi, ai ka blerë prona të reja me vlerë 4.5 milionë paund.

Sipas dokumenteve, këngëtari i bleu shtëpitë me para kesh dhe nuk kishte hipotekë të përfshirë.

Mes 27 pronave të tij, Ed ka pasuri edhe në Suffolk që përbëhet nga një shtëpi moderne 850.000 paund, një shtëpi shekullore në fermë me vlerë 450.000 paund, një shtëpi me katër shtretër me vlerë 925.000 paund dhe një shtëpi njëkatëshe prej 525.000 paund.

Ed gjithashtu ndërtoi një pub në pronat e tij në vitin 2017.

Gjithashtu ka në pronësi një restorant, Bertie Blossoms, si dhe një rezidencë në Londër, që e përdor gjatë kohës që qëndron në kryeqytetin anglez.

Këngëtari bleu edhe dy pronat fqinje në rezidencën e tij me vlerë 19.8 milionë paund në Londër pasi kishte ankesa në lidhje me zhurmën.

Mendohet se ai pagoi 4 milionë paund për dy shtëpinë ngjitur me pronët e tij, që të shmangte ankesat nga fqinjët.

Aktualisht perandoria e Ed Sheeran ka kapur një vlerë prej 61.5 milion paund, pas blerjes së shtëpive të reja gjatë izolimit.

/Panoramaplus.al

      

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura