Ecuria e ekonomisë dhe tregjet financiare, AMF në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore

Oct 15, 2021 | 22:21
SHPËRNDAJE

 

amfDrejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, z. Ervin Mete, mori pjesë në takimet vjetore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankën Botërore (BB), zhvilluar në formatin online.   

Diskutimet e këtyre takimeve u përqendruan në ecurinë e ekonomisë shqiptare, situatën në tregjet financiare, si edhe pritshmëritë lidhur me treguesit ekonomikë për të ardhmen.

Në veçanti, tregjet financiare nën mbikëqyrjen e Autoritetit i janë rikthyer normalitetit, referuar treguesve dhe ecurisë së tyre përgjatë vitit 2021. Këto tregje paraqiten të mirëkapitalizuar dhe me nivel të mirë likuiditeti.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së falenderoi drejtuesit e FMN-së dhe BB-së për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme në drejtim të Autoritetit.

Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore vlerësuan se Shqipëria u rezistoi efekteve të pandemisë dhe tregjet financiare paraqiten të qëndrueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura