Ecuria e dobët e të ardhurave, qeveria i merr BSH-së paratë

Aug 11, 2015 | 12:58
SHPËRNDAJE

Humbja që iu shkaktua Thesarit të Bankës së Shqipërisë një vit më parë u lakua se do të plotë- sohej, në disa vite, nga të ardhurat e vetë institucionit. Në këto kushte, qeveria parashikoi që transferimet që Banka Qendrore në vend bën drejt buxhetit të shtetit të ishin në shifra minimale, të paktën për dy vjet, pra gjatë 2015-s dhe 2016-s.

qeveri
Por treguesit fiskalë zyrtarë tregojnë se qeveria e ka shkelur këtë kufi dhe ka marrë shumë më shumë para, ndërkohë që ka rritur shifrat edhe për tri vitet e ardhshme. Pavarësisht kësaj pritshmë- rie të qeverisë, transferimet e BSH mbeten sërish modeste nëse krahasimin e bëjmë me vite të caktuara në të kaluarën, kur nivelet kanë qenë shumë më lart.

AKTUALISHT
Për vitin 2015, në buxhet qeveria kishte parashikuar që transferimet e Bankës së Shqipërisë, nga fitimi që merr kjo e fundit përmes investimeve, të ishin vetëm 62 milionë lekë. Kjo shifër në fakt, sipas treguese zyrtarë, ka arritur tashmë 9 milionë dollarë. Konkretisht, të dhënat e qershorit tregojnë se Banka e Shqipërisë ka kontribuar me 951 milionë lekë, ndërkohë që deri në fund të vitit, parashikohet që të transferohen në total 962 milionë lekë.

Ende mbetet e paqartë nëse rritja në transferimet që ka bërë Banka e Shqipërisë ka të bëjë me të ardhurat e larta të kësaj të fundit gjatë këtij viti, apo me nevojën që ka qeveria për para në buxhet. Kjo e fundit lidhet me situatën problematike të të ardhurave, kur ka një mosrealizim me 134 milionë dollarë, krahasuar me planin fillestar, i cili në fakt ndryshoi me një akt normativ vetëm pak ditë më parë. Banka e Shqipërisë ka të drejtën që të investojë para në instrumente të ndryshme dhe përmes kësaj të sigurojë edhe fitimet e saj, ku një pjesë e dërgon në buxhet.

KUADRI
Referuar kuadrit makroekonomik dhe fiskal, të dhënat tregojnë se parashikimi i qeverisë për të ardhurat e pritshme nga Banka e Shqipërisë janë rritur. Kështu, për vitin 2016 në kuadrin fillestar të miratuar në janar, qeveria parashikonte që të merrte vetëm 37 milionë lekë, ndërkohë që me kuadrin e miratuar në korrik, pritshmëritë për vitin 2016 kapin vlerën e 10 milionë dollarëve.

Më pas, për vitin 2017, kuadri fillestar kishte parashikuar një nivel prej 8.4 milionë dollarësh si transferime, por plani i ndryshuar parashikon 12 milionë dollarë. Lidhur me vitin e fundit që përfshin kuadri makroekonomik dhe fiskal, pra viti 2018, shifra e pritshme për transferimet mbetet e njëjta me 15 milionë dollarë. Gjithsesi, edhe pse kuadri shërben si një planifikim fillestar për shifrat e pritshme që do të përmbajë buxheti i radhës, sërish mund të ketë ndryshime bazuar në zhvillimet ekonomike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura