EA Tabacco vlerësohet me Çmimin e Cilësisë në Paris

Dec 3, 2021 | 22:00
SHPËRNDAJE

 

EA Tabacco vlerësohet me Çmimin e Cilësisë në Paris 12BID group një organizatë lider që drejton nisma në zhvillimin dhe zbatimin e cilësisë, si dhe në proceset e transformimit të kompanive dhe organizatave prezantoi BID Awards në Palais des Congrès të Hotel Hyatt Regency Paris Étoile, në Paris, Francë.

Morën pjesë kompani dhe organizata nga e gjithë bota. Vlerësim mori kompania shqiptare  EA Tabacco, e cila u vlerësua në Paris të Francës me Çmimin e Cilësisë  për gamën e produkteve të saj, si kompania që falë avancimit dhe arritjeve, ka përmirësuar produktivitetin dhe zgjidhjet e propozuara e kanë çuar këtë kompani një në nivel të lartë suksesi.  Ky çmim u tërhoq në cermoninë e rastit nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv z.Ergys Agasi.

Në Konferencën e Konventës 2021 organizuar në javën e 2-të të Nëntorit, Paris në fjalën e tij të mbajtur pas marrjes së çmimit, z. Agasi, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv theksoi përkushtimin e kësaj kompanie në cilësinë dhe ekselencën e produkteve .

EA Tabacco vlerësohet me Çmimin e Cilësisë në Paris 1

“Ne jemi të përkushtuar ndaj cilësisë, ekselencës dhe praktikave të përgjegjshme. Produktet tona  inkurajojnë transformimet e modeleve të biznesit, duke synuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe një të ardhme më të mirë” – nënvizoi Agasi.

Agasi theksoi se përmbushja e angazhimeve për qëndrueshmëri, krijim vlere dhe inovacion është fokus për transformimin e  kompanisë dhe prioritet i së ardhmes . “Gjithcka ndodh falë asetit tonë më të madh – njerëzve, që punojnë me ne dhe besojnë te ne” – përmbylli fjalën e tij Agasi.

DS e vlerësuar nga BDI, një organizatë globale që prej 37 vitesh spikat në botën e kulturës së cilësisë, është marka e njohur 90 vjeçare shqiptare, duhan i cilësisë premium, që sot tregtohet jo vetëm në në çdo vend të Ballkanit, por edhe në shumë vënde të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Perëndimore.

EA Tabacco vlerësohet me Çmimin e Cilësisë në Paris 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura