E zini vendin e parkimit me mjete rrethanore? Bashkia nuk iu fal më

Nov 22, 2017 | 10:39
SHPËRNDAJE

Hedhja e mbeturinave në rrugë dhe e inerteve është një nga problemet e vazhdueshme më të cilat përballen grupet e punës të Bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht apelit për qytetarët që të mos zënë hapësirat duke përdorur goma makinash apo karrige për të rezervuar vendin e parkimit publik apo duke hedhur mobilie që nuk i përdorin më, ende një pjesë e qytetarëve vijon që të mos tregohen të kujdesshëm duke zaptuar hapësira publike.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të realizuara në rrugë të ndryshme në disa prej njësive të kryeqytetit, stolat, gomat e përdorura, bidonët me ujë apo blloqet e betonit hidhen pa asnjë kujdes.

“Zënia e një hapësire apo “rezervimi” i një vendi parkimi në rrugë nëpërmjet një gome, betoni a guri është një veprim, jo vetëm i paligjshëm dhe që cënon lëvizjen e të tjerëve, por edhe një veprim që sjell kosto dhe angazhim ekstra për ndërmarrjet e bashkisë”, thuhet ne njoftimin e Bashkise.

Njësinë nr.3 Njësinë nr. 5 (1) njesia 3 c thumbnail_njesia 1 dhe 2 (4) thumbnail_njesia 1 dhe 2 (2) thumbnail_njesia 1 dhe 2 (1) në Njësinë nr.1 dhe Njësinë nr.2 në Njësinë nr.1 dhe Njësinë nr.2 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura