E zhgënjyer nga dashuria, shkon në Dubai dhe hidhet nga kati i 148-të (FOTO)

May 18, 2015 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një grua e cila ishte zhgënjyer nga dashuria, ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 148-të i ndërtesës më të lartë në botë.

Nga Khalifa Burj në Dubai, raporton “Daily Mail”, është hedhur gruaja 39-vjeçare, pas një marrëdhënie me një biznesmen të pasur që mesa duket kishte marrrë fund.

Laura Vanessa Nunes

Sipas mediave, kur marrëdhënia mes tyre pësoi krizë, ajo ra në depresion dhe kreu aktin fatal në nëntor të vitit të shkuar.

Por ngjarja nuk është raportuar në vendin autokratik. Nëna e vajzës nga Afrika e Jugut thotë se jo vetëm nuk iu është dhënë informacion, por ajo vazhdimisht ka insistuar për të mësuar se përse një godinë si kjo, që është atraksion turistik, nuk ka rregulla sigurie.

Leona Sykes, nga Afrika e Jugut, udhëtoi për në Dubai për të kërkuar përgjigje pasi ajo nuk mund ta besonre se sa e lehtë ishte që vajza e saj të vetëvritej nga njëra prej godinave më tërheqëse turistikë, por pa asnjë lloj sigurie.

Ajo i ka bindur policinë në Dubai për t’i treguar asaj videon e marrë nga kullat e vëzhgimit, pavarësisht se sa të tmerrshme ishin pamjet.

Burj Khalifa, ndertesa ne Dubai

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura