E zhdukur prej disa javësh, gendet trupi i pajetë i biznesmenes milionere. Detajet e frikshme

Oct 30, 2019 | 10:45
SHPËRNDAJE

20319576-0-image-a-81_1572344256283

Policia tajlandeze ka gjetur trupin e pajetë të një gruaje milionere biznesmene, e zhdukur që nga 18 tetori i këtij viti, të betonuar në frigoriferin e saj. 

Ndërtuesja milionere, Wannee Jiracharoenying, 58 vjeçe, ishte zhdukur 11 ditë më parë pasi kishte shkuar të vizitonte tempullin Chiang Mai në pjesën veriore të Tajlandës. Vëllai i saj, Woraphan Juracharoenying, 59 vjeç, kishte shkuar në këtë vend për ta kërkuar motrën e tij, pasi nuk po arrinte të kontaktonte me të, ajo nuk ia kishte kthyer as mesazhet në telefon.

Trupi i saj u gjet i futur në frigoriferin e saj dhe i mbuluar me beton. Policia është duke hetuar vrasjen e saj dhe po kërkon shoqen e milioneres, e identifikuar vetëm si Oom, e cila është zhdukur, por mund të sigurojë informacion mbi zhdukjen e biznesmenes, e cila ishte bamirëse, kishte dhuruar para për tempullin dhe spitalin e zonës.

Nga llogaria bankare e milioneres janë tërhequr shuma të mëdha parash dhe po ashtu, janë zhdukur edhe makina dhe karta bankare e saj.

Një zyrtar i Policisë tha se janë duke kontrolluar të dhënat kufitare për të parë nëse gruaja e dyshuar është larguar nga vendi. Banka e ka informuar Policinë se paratë nga llogaria e milioneres janë tërhequr edhe pas vdekjes së saj, rreth 40 mijë euro.

PRI_93551311-e1572345560870

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura