E zë korrenti, burri humb jetën

Sep 22, 2018 | 16:20
SHPËRNDAJE

Një person ka humbur jetën këtë të martë në Gjirokastër pasi dyshohet se ka rënë në konkat me energjinë elektrike.

ambulance

Burime zyrtare nga policia lokale, bënë me dije se: rreth orës 14:00, në spitalin rajonal “Omer Nishani”  Gjirokastër, është shoqëruar nga ambulanca dhe ka mbërritur i pajetë shtetasi K.Ç, 60 vjeç banues në Gjirokastër.

Ky shtetas në mënyrë aksidentale, duke punuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e banesës së tij.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për ngjarje aksidentale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura