E zbulon ministri belg: Ja dënimi që Safet Bajri do të kryejë në Shqipëri

Oct 4, 2018 | 17:42
SHPËRNDAJE

Koen Geens, ministri belg i Drejtësisë, tha këtë të enjte se Safet Bajri (Rustemi) do të kryejë të paktën 9 vite burgim në Shqipëri. Geens, citohet nga mediat belge, të ketë sqaruar edhe njëherë se mes Belgjikës e Shqipërisë nuk ka marrëveshje ekstradimi, ndaj edhe Rustemi nuk mund të ekstradohet atje.

DE MORGEN

Rustemi u fut në listën e personave më të kërkuar nga policia belge këtë verë, ndërsa vitin e kaluar u depërtua nga Zyra e Emigracionit pasi qëndronte në Belgjikë në mënyrë të paligjshme, raporton “De Morgen”. Në fillim të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e Brukselit e dënoi me pesë dhe katër vite burgim (9 në total).

Ai e apeloi vendimin në Gjykatën e Lartë, por kërkesa u hodh poshtë më maj 2017. Disa javë më vonë, u lirua me garanci pasurore. Zyra belge e Emigracionit e dëboi nga vendi, edhe pse një hetim tjetër po zhvillohej ndaj tij. Më herët gjatë këtij viti, ai dënohet në mungesë me 13 vite burgim. Nëse këtë dënim të marrë nga Gjykata penale e Brukselit do ta shlyejë në Shqipëri, nuk është e qartë, shkruan prestigjiozja blege, ndërsa shton se Safet Bajri ka ende mundësi ta apelojë vendimin.

Ministri Geens pati një takim javën e kaluar me homologen shqiptare Etilda Gjonaj, por për mediat, u tregua në Dhomë rreth përmbajtjes së asaj bisede. Pas pyetjeve nga gazetarë, Geens tha se Belgjika dhe Shqipëria do të punonin më mirë së bashku në të ardhmen. /PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura