E zbulon gazetari i njohur italian: Juventus zgjedh trajnerin e ri

Aug 8, 2020 | 19:58
SHPËRNDAJE

Juventusi shkarkoi Mauricio Sarrin pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë u eliminuan nga Lioni me rezultatin total 2-2, por francezët u ndihmuan nga goli në Torino. 

pirlo-940x627 (1)

Menjëherë pas shkarkimit të Sarrit, mediat po flasin për pasuesin e tij. Mauricio Poçetino është kontaktuar nga drejtuesit bardhezinjë menjëherë pas eliminimit nga Championsi. Emra të tjerë që pëlqehen nga drejtuesit bardhezinjë janë edhe Zidan i Real Madridit dhe Inzagi i Lacios. Por, së fundmi një emër interesant ka dalë në skenë.

Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian drejtimin e Juventusit do ta marrë Andrea Pirlo. Sipas Romanos, Pirlo është i zgjedhuri i presidentit Anjeli dhe shumë shpejt do vijë zyrtarizimi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura