E vrau burri, apeli i babait: Më sillni trupin e saj, Anglia të bëjë drejtësi

Feb 9, 2016 | 11:01
SHPËRNDAJE

Halil Demiraj, babai i Elidonës, vrarë në Angli nga shqiptari me të cilin ishte martuar prej 3 muajsh i bën apel drejtësisë angleze të zbardhë ngjarjen sa më parë, ndërkohë shtetit shqiptar i kërkon ndihmë për t’i sjellë trupin e pajetë të së bijës.

Elidona/ Halil Demiraj
Elidona/ Halil Demiraj

“Pres me padurim ardhjen e trupit të pajetë të vajzës time në shtepi dhe zbardhjen sa më parë të çështjes nga drejtesia angleze dhe për këte kërkoj ndihmen e te gjithë atyre qe mund te kontribuojnë ne këte çeshtje, përfshi këtu edhe shtetin shqiptar dhe drejtësine shqiptare që çeshtja te trajtohet me drejtësine qe i takon”- shkruan ai në profilin e tij në Facebook.

Ai shkruan se përvec sa ka rrëfyer, nuk di asgjë tjetër se si kanë rrjedhur ngjarjet që u pasuan me vrasjen e së bijës, për të cilën akuzon dhëndrin e tij.

Sipas tij, ajo u vra pasi dëgjoi një bisedë që ndoshta nuk duhej ta dëgjonte dhe pas kësaj i shoqi e njoftoi me telefon se do të divorcoheshin.

Pas një pajtimi, që sipas babait mund të ishte edhe nën presion, ditën që do ndërronin banesë, ai nuk ka mundur të flasë më me të bijën, deri sa mori lajmin e tmerrshëm për vrasjen e saj nga burri, Lulzim Qeleposhi, ose Arben Rexha.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura