E vranë me prerje koke/ Zbulohen prapaskenat e krimit rrëqethës

May 31, 2016 | 20:52
SHPËRNDAJE

Një grup i organizuar për trafikimin e drogës fshihet pas vrasjes së të riut shqiptar, Bledar Tërpollari. Trupi i 25-vjeçarit u gjet pa kokë në Glyke të Greqisë. Deri tani i dyshuari kryesor për vrasjen është kushëriri i tij, Krenar Tërpllari.

bledar terpollari
Viktima Bledar Terpollari

Shkak janë mos marrëveshjet që kanë ardhur nga trafiku i kokainës, pasi drejtuesit e grupit e akuzonin Tërpollarin se u kishte fshehur 20 mijë euro nga shitja e saj në Greqi. Madje 25-vjeçari kishte marrë disa paralajmërime dhe kërcënime për t’u dhënë paratë.

1-164
Kasollja ku u gjet trupi i 25-vjecarit

Këto kërcënime e detyruan atë që të fshihej në Glyke dhe të shmangte çdo kontakt me banorët e kësaj zone. “Na kishte lënë të kuptonim se ai po fshihej”, citojnë një banor të zonës mediat greke.

Por, izolimi duket se nuk e shpëtoi dot. Grupi i trafikantëve për ekzekutimin e tij kishte zgjedhur pikërisht kushëririn, Krenar Tërpollarin, i cili gjithashtu ishte i përfshirë në këtë rrjet të trafikimit të drogës. Sipas dhe dëshmisë së një prej dy personave të arrestuar si bashkëpunëtorë në vrasje, kushëriri ka kryer ekzekutimin me shotgun dhe më pas i preu dhe kokën si dëshmi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura