“E vranë me 2 plumba në kokë në sy të bashkëshortes dhe vajzës 5 vjeçe”

Jun 28, 2016 | 7:59
SHPËRNDAJE

Ariton Shaskaj, shqiptari që u ekzekutua mbrëmë para picerisë së tij në Velletri, jetonte në Cisterna me bashkëshorten dhe dy fëmijët, një vajzë 5 vjeçe dhe një djalë 4 vjeç.sdfsdfgsd

Ekzekutimi i 33-vjeçarit ndodhi të dielën rreth orës 23:00. Shaskaj jetonte në Pontine, por punonte në Castelli Romani (në jug të Romës), ku kishte hapur restorantin me emrin “Mëkatet e lakmisë”.

Pikërisht, para restorantit në një kinema verore, ai u qëllua nga dy persona me scooter ndërsa ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës. Shaskaj u qëllua me tre plumba, të cilët nuk e lejuan atë të largohej.

Pavarësisht ndërhyjes së doktorëve për ta shpëtuar, ata nuk mundën të bënin asgjë për jetën e 33-vjeçarit pasi ndërroi jetë menjëherë.familja (1)

Plagët ishin shumë të rënda, pasi kishte marrë dy plumba në kokë nga vrasësit me skafandro.

Përshkrimi i dëshmitarëve, dinamika dhe lëvizjet e autorëve që do të analizohen nga filmimet e kamerave të sigurisë mund të ndihmojnë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Toni, siç të gjithë e thërrisnin atë, ishte një person i njohur dhe i integruar. Ai nuk kishte rekorde kriminale dhe drejtonte picerinë të cilën e kishte hapur prej 6 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij.

Fqinjët e picerisë së shqiptarit tregojnë tmerrin e përjetuar ndërsa rihapin dyqanet e tyre pak metra larg vendit ku ndodhi vrasja.vvr

“Tri të shtëna”, thotë një nga dëshmitarët”. “Dy në kokë dhe një i tretë te dera e dyqanit”, tregon shitësi i një dyqani, që ka parë imazhet e regjistruara nga kamera e sigurisë.

Në Velletri, 40 kg larg Romës, është hera e dytë që ndodh një ekzekutim i tillë. Në shtator 2013, u ekzekutua Federico Di Meo, 37 vjeç, i cili mori disa plumba në fytyrë.2016-06-27-PHOTO-00001134

Edhe në këtë ngjarje, dy vrasësit ishin me motor scooter. Pas një vit e gjysmë hetime, u zbuloi vrasësin dhe porositësin.

Urdhri ishte dhënë nga shqiptari Elvis Demçe, i konsideruar nga hetuesit si pjesëtarë i grupit të Aben Zogut, që kontrollojnë një pjesë të mirë të tregtisë së drogës në provincën e Romës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura