E vetmja mjeke infeksioniste në qendrën spitalore në Elbasan karantinohet në banesë, infektohen edhe tre infermierë

Oct 29, 2020 | 21:10
SHPËRNDAJE

E vetmja mjeke infeksioniste në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në Elbasan është infektuar me koronavirus.

spita

Mjekja Anjeza Dajlani është karantinuar në banesë, ndërsa bashkë me të janë infektuar edhe tre infermierë, të cilëve u është rekomanduar që të karantinohen në banesë.

Mjekja ka rezoltuar me koronavirus pas një skaneri. Ndërkohë, në spitalin psikiatrik “Dadik Dinçi” në Elbasan, katër anëtarë të stafit kanë shfaqur simptoma të Covid 19, por mungesa e tamponëve e bën të pamundur konfirmimin e tyre.

Vetëm sot në urgjencën e spitalit të Elbasanit janë paraqitur mbi 20 raste qe shfaqnin simptomat e Covid-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura