E vërteta e lajmit të Elvanës dhe Getoarit!

May 2, 2016 | 21:13
SHPËRNDAJE

Ne e kemi thënë gjithmonë në shkrimet tona, ku është Elvana Gjata në koncerte, aty janë njerëzit, sepse ajo është një këngëtare që i bën për vete të gjithë.

Ndërsa për lajme, ku është emri i Elvanës, aty është kurioziteti. Ajo ka patur gjithnjë një vemendje mediatike të jashtëzakonshme, por edhe lexuesi e ka përcjellë në çdo risi që lidhej me emrin e saj.

Gazeta Panorama e rendit Elvanën ndër artistët e rrallë e cila në kaq vite karrierë, ka arritur të mbajë gjallë interesin e fansave për karrierën dhe jetën e saj private. Por a dimë ne gjithçka për Elvana Gjatën? Natyrisht që jo.

gafa me elvanen

Ajo është një këngëtare e rezervuar e cila na ka ngopur me artin e saj duke menduar se mjafton. Por në fakt nuk ka mjaftuar. Madje ajo ka thyer një rekord kohëve të fundit, sepse nëse të gjithë bëjnë lajm me të tashmën e tyre, ajo bën lajm edhe me të shkuarën.

Por duhet thënë se ky lajm është shumë absurd. E para sepse nuk ka informacione dhe detaje ku të mbështetet dhe e dyta, se ilustrohet me një foto të pa vërtetë. Fjalë është për theshethemin dhe marifetin më të fundit të portaleve anonime, të cilët kanë thënë se Elvana Gjata ka qenë dikur e lidhur me Getoar Selimin.

Bëhet fjalë për shumë vite më parë, kohë kur Elvana dhe Getoari patën bërë një klip bashkë, ndërkohë që fotoja e publikuar i përket Getoar Selimit dhe Hana Sehut e cila ka një farë ngjashmërie me Elvanën, por duket shumë mirë që nuk është ajo.

Kjo sepse Elvana është nga këngëtaret e rralla e cila vetëm ka sofistikuar stilin, por nuk ka pësuar transformime të mëdha në fytyrë sa të mos mbahet mend si ka qenë.

13119091_1218861564798568_3526475462263790689_n

Përveç kësaj, Elvana është përsëri atipike në krahasim me këngëtaret e tjera të cilat kanë zhdukur fotot e vjetra të tyre, ndërkohë që fotot e vjetra të Elvanës i gjen me një kërkim të thjeshtë në google.

Nuk dihet nëse ky lajm i gënjeshtërt, është bërë thjesht për të marrë disa klikime apo ka patur dikush ndonjë qëllim dashakeqës, por gjithsesi nuk bën sens të krijosh një gjë nga asgjëja. Pastaj siç e dimë ne gazetarët e showbizit, Getoar Selimi ka qenë një reper i cili nuk e ka fshehur asnjëherë jetën e tij private.

Në internet gjen pa fund foto të tij me të dashura në periudha të ndryshme të jetës. Lidhja që mbajti fshehtë për pak kohë, ishte ajo me Marinën, por edhe kjo mund të jetë bërë thjesht si një marifet për të shtuar më shumë misterin dhe kuriozitetin, jo sepse ai është i rezervuar.

Mbi këtë temë, gazeta “Panorama” do publikojë të shtunën një shkrim të zgjeruar me dëshmi dhe detaje. Ndërkohë ne mezi presim këngën e re të Elvanës e cila ka vite që sjell veç hite.

12974408_1203673532984038_7240232168697493319_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura