E vendosi një gafë e gjyqtarit, kërkohet përsëritja e Milan-Specia: E mundur nëse…

Jan 18, 2022 | 18:00
SHPËRNDAJE

Codacons (Shoqata për mbrojtjen e konsumatorit) do të paraqesë një paralajmërim duke kërkuar përsëritjen e Milan-Specia, për gabimin e arbitrit Serra, i cili përmbysi fatet e sfidës.

serra

“Është padyshim një gabim teknik i zhurmshëm, i kryer sigurisht në mirëbesim nga arbitri Serra, siç dëshmohet edhe nga reagimi në fushë i arbitrit, i cili menjëherë u kërkoi falje lojtarëve kuqezi. Këta të fundit, ndër të gjithë Rebiç treguan një sportivitet të jashtëzakonshëm ndaj tij, por fatkeqësisht përfundoi duke ndikuar jashtëzakonisht shumë në lojë”, u shpreh presidenti i Codacons, Marco Donzelli.

Codacons gjithashtu shkruan: “Nëse arbitri e pranon publikisht që gabimi i tij ka ndikuar në fatet e sfidës, atëherë ka mundësi që ndeshja të përsëritet. Ne do t’i kërkojmë zyrtarisht FIGC-së të përsëritet ndeshja, në mënyrë që të mbrojmë ecurinë e rregullt të garës sportive” përfundon Codacons.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura