E vaksinuar me dy doza dhe me shëndet të plotë, kampionja olimpike e notit infektohet dhe shtrohet në spital: Kjo është një thirrje zgjimi, Covid është…

Sep 20, 2021 | 11:02
SHPËRNDAJE

Kampionja olimpike e notit, Madison Wilson, është shtuar në spital për shkak të komplikacioneve pas infektimit me virusin Covid-19.

Madison Wilson

Wilson aktualisht është e shtruar në një spital në Napoli, në Itali, ku kishte shkuar për të garuar me ekipin e Los Angeles Current në garën ndërkombëtare të notit “International Sëim League”.

Diagnoza pozitive e detyroi atë të humbiste kompeticionin dhe të niste regjimin spitalor.

“Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer dhe e mërzitur që nuk do të garoj së bashku me shokët e mi të skuadrës në ndeshjen 8-të këtu në“International Swim League”.,” shkroi Wilson në Instagram mbrëmjen e ndjeshme.

sportistja madison wilsomn

Wilson  deklaron se edhe pse ka ndjekur me rigorozitet protokollet anti-Covid në garën ndërkombëtare të notit në Itali,  madje edhe pse është e vaksinuar me dy doza, ajo përsëri ka rezultuar positive në testin ndaj Sars Cov2.

“Edhe pse jam vaksinuar dy herë dhe kam marrë masat paraprake të duhura të vendosura përmes ISL, kam arritur të bie në këtë virus. Kanë kaluar disa muaj të çmendur dhe besoj se të qenit i dëmtuar fizikisht dhe mendërisht mund të më ketë bërë më të ndjeshëm, “tha ajo.

“Ndihem jashtëzakonisht i pafat, por besoj se kjo është një thirrje e madhe zgjimi, Covid është një gjë serioze dhe kur vjen puna godet shumë fort”, shtoi sportistja.

mad wilson3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura