“E urrej kur…”- Edhe Lana Del Rey anulon datat e turneut, sëmuret papritur

Feb 20, 2020 | 16:11
SHPËRNDAJE

Lana Del Rey ka anuluar datat e ardhshme të turneut në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë për shkak të sëmundjes.

Këngëtarja amerikane do performonte në Londër, Manchester, Glasgoë dhe Birmingham javën e ardhshme.

“Më vjen keq që u lashë në minutën e fundit, por kjo sëmundje më erdhi papritmas dhe kam humbur plotësisht zërin tim,” tha ajo në një deklaratë.

Këngëtarja u shpreh se mjeku e ka këshilluar të marrë 4 javë pushim.

34-vjeçarja shtoi: “Unë e urrej t’iu lë kështu, por më duhet të bëhem mirë. Ju dua Lana.”

Ende nuk është e qartë nëse apo kur do planifikohen datat e turneut.

Balada e këngëtares Video Games është shpallur kënga e dekadës në nëntor në Q Awards.

E publikuar në vitin 2011, Video Games fillimisht u refuzua dhjetëra shtëpi diskografike, të cilat thanë se ishte shumë e gjatë.

Por kënga u kthye në hit.

Këtë javë Lana ishte nominuar si “best international female” në BRIT Awards, por që çmimi i shkoi  Billie Eilish.

Albumi i saj “Norman Rockwell” ka qenë nominuar në dy Grammy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura