E TURPSHME/ Rekordi negativ i Barcelonës, skuadra e Kumanit nuk regjistron asnjë gjuajtje në kuadrat

Sep 15, 2021 | 0:03
SHPËRNDAJE

E çuditshme, por e vërtetë. Nuk ka fund makthi i Barcelonës ndaj Bajernit. Katalanasit, regjistruar mbrëmjen e sotme, një tjetër statistike të turpshme, pas humbjes 2-8 sezonin e kaluar.

Barca Depaj

Në përballjen e mbrëmjes së sotme, që përfundoi me rezultatin 0-3 në favor të bavarezëve, Barcelona nuk regjistroi asnjë gjuajtje në kuadrat. Kjo është hera e parë në historinë e Champions-it, që kur kanë ekzistuar statistikat, që skuadra katalanase nuk shënjestrën asnjëherë portën.

Skuadra e Kumanit, gjatë 90 minutave, regjistroi vetëm 5 tentativa për të shënuar, kundrejt 16 të Bajernit. 3 gjuajtjet e vendasve përfunduan jashtë, ndërkohë që dy u bllokuan nga mbrojtja.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura