E turpshme, Emiliano Sala nuk e lënë të qetë as në varr. Shikoni çfarë bëjnë tifozët e Suonsit para ndeshjes me Kardifin

Oct 26, 2019 | 13:33
SHPËRNDAJE

Ditën e nesërme është planifikuar të luhet ndeshja midis Suonsit dhe Kardifit, e vlefshme për javën e 14-të në Çampionshpi.0_sala

Megjithatë një ngjarje e turpshme që ka ndodhur para ndeshjes, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Disa tifozë të Suonsit kanë postuar në rrjetet sociale bileta të rreme avioni, me emrin e Emiliano Sala, i cili ndërroi jetë në 21 janar, kur po udhëtonte me avion për tu bashkuar me Kardifin, por nuk arriti kurrë në destinacion.

Një veprim ky shumë i ulët nga tifozët vendas në prag të derbit të Uellsit, duke e menduar që janë duke u tallur me një person që vetëm para pak kohësh ndërroi jetë.20200364-7615379-image-a-172_1572042466373

Ky episod i ndodhur ka bërë një bujë të madhe, teksa për këtë ka reaguar edhe klubi i Suonsit, të cilët nëpërmjet një deklarate në internet janë shprehur: “Ne jemi të vetëdijshëm për foton që po qarkullon në rrjetet sociale, përpara derbit të nesërm, e cila ka të bëjë me vdekjen e hidhur të sulmuesit të Kardifit, Emiliano Sala. Jemi duke punuar ngushtë me policinë, në mënyrë që të identifikojmë personat që e kanë bërë këtë. Çdo tifoz që e shfaq këtë material do të përballet me procedura penale.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura