E turpshme/ Do përballen me Kosovën në fund të muajit, por shikoni çfarë shkruan Federata Spanjolle

Mar 9, 2021 | 16:59
SHPËRNDAJE

Njohja e shtetit të Kosovës, vazhdon të mbetet ende një tabu për shumë shtete, te cilat për aryse të ndryshme nuk kanë dhënë miratimin për njohjen.

KOSOVA SPANJA

Një ndër këto shtete është edhe Spanja, e cila gjithashtu nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Megjithatë pavarësisht kësaj, spanjollët do të përballen me “dardanët” në fund të muajit, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në këtë situatë, Federata Spanjolle ka bërë me dije ditën e sotme, se më datën 15 mars, do të publikohet lista për lojtarët e grumbulluar për 3 ndeshjet e muajit mars.

Ajo që bie menjëherë në sy në njoftimin e Federatës, është fakti se Kosovën nuk e quan shtet, por si territor. “ Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës”, shkruhej në njoftim.

POSTIMI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura