“E trishtueshme!”- Meidani kundër shkarkimit të presidentit Meta nga Kuvendi. Ja çfarë pret nga Gjykata Kushtetuese

Jun 17, 2021 | 21:23
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani nuk është në një mendje me deputetët e Partisë Socialiste lidhur me vendimin e marrë prej tyre për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.

mejdani01

Ndërsa shprehet kundër shkarkimit të Metës, Meidani thekson që përpara një vendimi të tillë duhej menduar me maturi.

I pyetur nga “Euronews”: “Si po e shihni situatën politike?”, Meidani u shpreh: “Të trishtueshme”.

Ndërsa i kërkohet një koment për shkarkimin e Metës, Meidani thotë: “Këtë pyetje bëjani Partisë Socialiste. Për mua duhet menduar shumë mirë para se të akuzohet presidenti”.

“Unë shpresoj që Gjykata Kushtetues të marrë vendimin e duhur”, shtoi Meidani.

Sjellim në vëmendje që më 9 qershor Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim për shkarkim të Ilir Metës. Për herë të parë në 30 vjet pluralizëm Parlamenti i Shqipërisë shprehet për shkarkimin e një kryetari shteti. Tanimë verdiktin final lidhur me çështjen do ta thotë Gjykata Kushtetuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura