E trishtë në Korçë/ Emigranti sirian gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshohet se ndërroi jetë nga temperaturat e ulëta

Dec 8, 2021 | 22:03
SHPËRNDAJE

Një 27-vjeçar është gjetur sot në mbrëmje pa shenja jete në malin e Moravës në Korçë.

bora

Burime konfirmojnë për “Panorama” se bëhet fjalë për një emigrant sirian, rreth 27 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës, gjatë ecjes së tij në këmbë për të kaluar nëpërmjet shtigjeve.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që pritet ekspertiza nga mjekësia ligjore lidhur me rastin.

NJOFTIMI 

Më datë 08.12.2021, rreth orës 21:30, në zonën e Malit Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili dyshohet të jetë nga Lindja e Mesme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura