E trishtë/ Ndahet nga jeta mamaja e këngëtares së njohur

Jun 26, 2022 | 11:41
SHPËRNDAJE

Panoramaplus.al/ Mamaja e këngëtares së njohur, Arta Bajrami ka ndërruar jetë ditën e shtunë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja gjithashtu dhe vëllai i saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, teksa nuk dihet ende se cili qe shkaku i vdekjes.

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Allahu të mëshiroftë oj Nëna ime ? Varrimi do të bëhet sot në kohën e Ikindisë tek varrezat e Arbërisë në Prishtinë”, ka shkruar Arta nëpërmjet një postimi në Facebook ku krahas saj ka vendosur dhe foton e të ëmës.

Disa vite më parë këngëtarja dhe vëllai kanë humbur gjithashtu dhe babain e tyre.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura