E trishtë/ Humb jetën nga COVID-19 skulptori i njohur Arben Bajo

Aug 9, 2020 | 8:43
SHPËRNDAJE

Skulptori i njohur, Arben Bajo, nuk e ka fituar dot betejën me COVID-19. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur miq të skulptorit.

“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk ia doli dot, fitoi COVID-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.

arben-bajo-skulptor-koronavirus-gjak

Ai ishte i shtruar prej ditësh në Spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë, ndërsa kolegët e tij bënë apel pasi Bajo kishte nevojë për gjak të grupit A negativ.

Bajo ishte një ndër emrat më të shquar të brezit ët tij në skulpturë, ndërsa i njohur për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura