E trishtë! Burrë e grua vdesin 30 minuta njëri pas tjetrit, fjalët e fundit të plakut ju rrëqethin

Mar 18, 2018 | 8:43
SHPËRNDAJE

Një çift i moshuar që jetonte në Turqinë verilindore vdiq vetëm 30 minuta njëri pas tjetrit, në të njëjtin spital pasi pësuan goditje në zemër.

645x344-old-turkish-couple-dies-from-heart-attacks-30-minutes-apart-1518782764574

Siç shkruan media turke, “Daily Sabah“, një ekip mjekëssh kishin ardhur me ambulancë në shtëpinë e çiftit për të trajtuar Esma Tüfekçi, 75 vjeçe mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e saj, pasi ajo u ankua se kishte dhimbje gjoksi dhe kishte debulesë.

Zemra e saj pushoi sapo e futën në ambulancë për ta dërguar në një spital aty pranë.

E ndërsa mjekët po mundoheshin ta kthenin në jetë gruan, burri i saj 85-vjeçar Selahattin Tüfekçi u rrëzua në dysheme ndërsa priste makinën e tij për të shkuar në spital tek e shoqja.

Të dy ata u transportuan në spitalin shtetëror Rize, por u shpallën të vdekur në orën 6:30. dhe 7:00 paradite, respektivisht.

Sipas mjekëve, fjalët e fundit të Selahattin ishin: “Çfarë të bëj unë nëse diçka i ndodh gruas sime? Ju lutem, shpëtojeni, nuk mund të jetoj pa të”.

Esma, e cila ishte e sëmurë me zemër, kishte dalë nga spitali një ditë më parë.

Çifti kishte 6 fëmijë.

Përktheu Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura