E trishtë/ Aktorja e njohur gjen djalin të pajetë në apartamentin e tij

Aug 14, 2020 | 10:26
SHPËRNDAJE

Aktorja turke Hümeyra Akbay është tronditur nga vdekja e djalit të saj 47-vjeçar, Sadik Bigat, në apartamentin e tij.

5b56ef29-2a46-4058-8924-bbc93e552e2e

Sipas gazetës turke “Hürriyet Daily News”, Hümeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të. Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdekur.

Nuk dihet ende shkaku i vdekjes, por dyshohet se mund të ketë pësuar një sulm në zemër. Gazeta konfirmoi se funerali do të zhvillohet sot.

Hümeyra njihet për rolin e saj si halla Maide në serialin “Fate të kryqëzuara”.

30bce732-f43d-4994-8e44-ab80d7f05f76 676d17ab-50b1-4584-9115-af6d6fc6eb3e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura