VIDEO SHOKUESE/ Policët rrahin babain në sy të djemve

May 19, 2015 | 21:04
SHPËRNDAJE

Një video shokuese e realizuar në Portugali, ku shihet se si rrihet brutalisht një tifoz nga Policia vendase. Prokurorët thonë se po hetojnë policin i cili goditi burrin, përballë fëmijëve të tij të vegjël jashtë stadiumit te futbollit.

Videoja tregon momentin kur Jose Magalhães u shty në tokë dhe u godit fillimisht me një shkop gome. Teksa policia largoi djemtë e tij të cilët qanin për të atin.

I njëjti efektiv gjuajti me grushta edhe gjyshin e fëmijëve në fytyrë dy herë, kur ai u përpoq të ndërhynte. Mediat lokale raportojnë se polici, Filipe Silva, pretendon se ishte fyer verbalisht dhe pështyrë nga burri, një akuzë që zoti Magalhães e mohon.

Z. Magalhães tha se ai ishte lejuar të largohet nga ndeshja që në fillim, sepse fëmijët e tij nuk ishin ndierë mirë. 

Incidenti ndodhi jashtë stadiumit Guimarães të dielën e 17 Majit, pasi Benfica fitoi titullin e ligës portugeze. Festimet u zhvilluan në Sheshin “Marques de Pombal”, por aty pati skena dhune. Pasi Tifozët u përleshën me policinë dhe situata doli nga kontrolli.
 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura