E tmerrshme/ Burri i pret bashkëshortes barkun me drapër, gruaja lind foshnjen e vdekur: Kishin 5 vajza dhe ai donte djalë

Sep 21, 2020 | 15:36
SHPËRNDAJE

Një grua në Indi ka sjellë në jetë të vdekur djalin e saj, pasi bashkëshorti i preu barkun me drapër.

Familja e gruas pohoi se burri e sulmoi atë sepse ai donte të kontrollonte gjininë e foshnjës.

Ata treguan se çifti janë prindër të 5 vajzave dhe burri i bënte presion gruas për të lindur djalë.

Burri, i cili është arrestuar, mohoi akuzat se e lëndoi qëllimisht bashkëshorten e tij, duke thënë se ishte një incident.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrethin Badaun në Uttar Pradesh.

Policia raportoi se gjendja e gruas është e qëndrueshme dhe është shtruar në një spital në Delhi.

Motra e saj tha për mediat lokale se çifti ziheshin vazhdimisht pasi nuk kishin një djalë.

Ndërsa burri tha se nuk e sulmoi bashkëshorten me dashje. Ai u shpreh se hodhi draprin drejt gruas por nuk e mendoi se do e lëndonte aq shumë.

“Unë kam pesë vajza, një nga djemtë e mi ka vdekur. Unë e di që fëmijët janë dhurata e Zotit. Tani çfarëdo që të ndodhë, do të ndodhë,”– u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura