E tmerrshme/ Babai ngacmon seksualisht dy vajzat e tij, ndërhyn fqinji për t’i shpëtuar. Policia jep detajet

Sep 21, 2019 | 8:34
SHPËRNDAJE

Në fshatin Cernicë të Gjilanit, policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht gruan dhe dy vajzat e tij.

gjilan_4478-600x360

I dyshuari 50 vjeçar, me inicialet M. Sh, dyshohet se e ka bërë këtë veprim të ulët ndaj familjarëve të tij për tri ditë me radhë.

Duke e parë këtë gjendje, fqinji i tij i parë dje pasdite e ka lajmëruar rastin në polici me qëllim të ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e viktimave nga ngacmimi i vazhdueshëm seksual.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe e ka ndaluar për 48 orë ndërsa  në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është inicuar si “Ngacmim seksual”, transmeton Sinjali.

Për shkak të gjendjes shëndetësore  dhe rekomandimit të psikiatrit, i dyshuari është ndaluar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë dhe sigurohet nga patrolla policore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura