E tmerrshme/ 13 fëmijë të lidhur me zinxhirë e të torturuar, arrestohen prindërit

Jan 16, 2018 | 7:47
SHPËRNDAJE

Dy prindër janë arrestuar në Kaliforni, pasi policia ka gjetur 13 persona që dyshohet se janë mbajtur robër në shtëpinë e tyre.

1

BBC raporton se ne pranga u vune David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe Louise Anna Turpin, 49 vjeçe. Ata akuzohen për torturë dhe pengmarrje.

Trembëdhjetë persona të moshës midis dy dhe 29 vjeç – janë gjetur në një shtëpi në Perris, 95 kilometra në juglindje të Llos Angjellesit, tha policia. Sipas saj, ata besohet se janë vëllezër dhe motra.

2

Zyrtarët janë alarmuar nga njëra prej viktimave, e cila ka arritur të ikë dhe të thërrasë numrin e urgjencës “nga një telefon që ka gjetur brenda shtëpisë”, tha policia.

Po sipas saj, oficerët më pas “kanë gjetur disa fëmijë të lidhur në shtretërit e tyre me zinxhirë, në një mjedis të errët dhe me erë të keqe”.

Prindërit nuk kanë qenë në gjendje të japin menjëherë arsye logjike përse fëmijët e tyre janë mbajtur në atë mënyrë, tha policia.

1 2 3 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura