“E thirrën në emër dhe e vranë”, një vit pasi humbën djalin, familja në Dibër terrorizohet nga tritoli. Një i plagosur

Nov 8, 2019 | 14:34
SHPËRNDAJE
Elsi Kosiqi, viktime nje vit me pare ne oborrin e baneses
Elsi Kosiqi, viktime nje vit me pare ne oborrin e baneses

Shpërthim me tritol në banesën e Gazmir Kosiqit në Maqellarë të Dibrës. “Balkanweb” raporton se nga ngjarja ka mbetur i plagosur nje person i cili është dërguar në spitalin e Dibrës. Ai është Ismail Kosiqi, 27 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur këtë të premte, në banesën e familjes që një vit më parë humbën djalin e tyre, i cili mbeti i vrarë po në këtë oborr që sot iu hodh tritol.

Elsi Kosiqi, atëherë 32 vjeç, u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.

NGJARJA 

Rreth orës 01:30, krismat e armës kanë terrorizuar pjesëtarët e familjes Kosiqi në Maqellarë. Në momentin që kanë dalë jashtë, ata kanë parë trupin e pajetë të 32- vjeçarit dhe menjëherë kanë sinjalizuar policinë, e cila ka mbërritur shpejt në vendngjarje. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar në oborrin e banesës së kësaj familjeje dy gëzhoja kallashnikovi.

Pasi e thirrën në emër, ishin tri të shtëna me armën e zjarrit që i morën jetën 32-vjeçarit.

LEXONI EDHE:

http://www.panorama.com.al/vrau-para-viles-biznesmenin-ne-diber-si-e-zbuloi-policia-autorin-pistat-qe-po-hetohen/?fbclid=IwAR3Li8kcVXhPKVLfJCDOBjvAh5Pe38jp2FLgMgpp_a-2jrZ4nZt-r9orDl8

http://www.panorama.com.al/vellai-mbreme-ka-qene-te-tezja-24-vjecarin-qe-vrau-biznesmenin-para-shtepise-e-tradhtojne-sms/?fbclid=IwAR1WKDl1UJxn-tZDY4BzSM00BMhsNajjswRiJEI54JNXJqxu8yR_61ZZhYI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura