E shkuara kriminale e të ‘fortit’ të Shkodrës. Pse ishte burgosur dhe emrat që përdorte

Nov 20, 2017 | 13:14
SHPËRNDAJE

Renard Tata, i cili etiketohej edhe si “i paprekshmi” dhe “i forti” i Shkodrës u prangos dje pas nje hetimi disamujor. Ai eshte nje emer i njohur per policine dhe drejtesine, pasi rezulton preson me precedente te meparshem penale.

auto_tota1511038027 tata

“Panorama” shkruan se Rinard Tata rezulton se është akuzuar rreth 18 vite më parë si bashkëpunëtor i ekzekutimit të dy vëllezërve Alibali në qytetin e Shkodrës. 50-vjeçari u cilësua si bashkëpunëtor i ngjarjes së ndodhur më 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër, ku së bashku me Behar Bajrin, u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur dhe Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç.

Por, pavarësisht dyshimeve, ekzekutimi i dy vëllezërve mbeti pa autor deri në vitin 2000, kur çështja u rihap.

Tata u arrestua me akuzën e bashkëpunëtorit dhe qëndroi 5 vite në burg, por më pas u lirua sërish me vendim Gjykate për shkak të mungesës së provave.

Tata, gjithashtu, dyshohet dhe për ngjarje të tjera kriminale, të cilat nuk janë dokumentuar me prova nga Policia.

Policia, nga ana tjetër, bën të ditur se Rinard Tata ka bërë trI herë ndryshim emri dhe mbiemri nga Tata në Tota si dhe nga Frederik në Rinard dhe në fund.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura