E shkarkoi Rama apo dha dorëheqjen?/ Besa Shahini flet pas largimit nga drejtimi i Ministrisë së Arsimit: E vërteta është se…

Sep 14, 2020 | 23:34
SHPËRNDAJE

14 shtatori shënoi sot fillimin e procesit mësimor por edhe largimin nga ministria e Arsimit e Besa Shahinit.

besa-shahini-676x450

Në rrëfimin e saj të parë televiziv në Top Channel, Shahini tha se largimi pikërisht sot nuk ka ndonjë simbolikë.

“Në fillim të korrikut kemi filluar një bisedë me kryeministrin, ku i thashë se nësë nuk mund të vazhdohet për një mandat tjetër, më mirë të jetë dikush tjetër. Kërkova lirimin, por isha e gatshme të punoja deri në zëvendësimin tim. Nuk ishte dorëheqje e menjëhershme, i lashë lirinë Ramës të zgjidhte.

Kam kërkuar të lirohem në fillim të korrikut, kemi diskutuar që mund të jetë në fund të shtatorit. Pse ditën e parë , mendoj që duhet të pyesni kryeministrin për këtë, sepse për ditën e parë të shkollës kemi kohë që punojmë. Është marrë një vendim dhe është zbatuar sot, nuk ka simbolik largimi i sotëm”, tha ajo.

Besa Shahini lë postin e ministres së Arsimit/ Deputetja socialiste që e zëvendëson

Pedagoge dhe deputete e Elbasanit/ Kush është Evis Kushi që zëvendëson Besa Shahinin te Ministria e Arsimit

Takimi i lamtumirës/ Shahini përballë Ramës: Do të angazhohem në një parti të majtë jo propagandistike

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura