“E shikoni si jargavitet!”- Basha i përgjigjet sërish ftesës së Ramës për bashkëqeverisje: Po ta them prerë edhe qartë…

Apr 17, 2021 | 16:28
SHPËRNDAJE

Shijaku ishte ndalesa e pestë e kreut të PD-së Lulzim Basha që ka nisur sot një turn nga Saranda në Tropojë, duke zhvilluar takime elektorale në 9 qytete të Shqipërisë.

“Qeveria e ndryshimit u përket të gjithë shqiptarëve”, tha Basha i cili hodhi poshtë edhe një herë mundësinë e bashkëqeverisjes me Edi Ramën.

Qeveria nesër nuk do të jetë me e një njeriu që ju premton dhe ju zhgënjen. Nga Saranda në Tropojë ju ftoj të gjithë bashkë për ndryshim. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. E shikoni si jargavitet! Tani që e ka kuptuar së shumica e shqiptarëve duan ndryshim. Të behet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim. Prerë dhe qartë Edi Rama koha jote ka mbaruar! Nuk ka dhe nuk do të ketë edhe 4 vjet të tjera. As 4 orë të tjera nuk i duron dot Shijaku, nuk i duron dot Durrësi, nuk i duron Shqipëria.

Të gjithë së bashku le ta bëjmë këtë javë një maratonë të shpresës, maratonë të ndryshimit. Së bashku të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Brenda 100 ditëve të para të hapim negociatat. Dhe Shqipërinë do ta bëjmë si gjithë Europa. Shqipërisë do t’i hapim negociatat duke votuar numrin 9. Për t’i dhënë fund mafias së rindërtimit. Për të çuar para drejtësisë këdo që guxon të shantazhojë vëllezërit dhe motrat tona. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton”, tha Basha në fjalën e tij para mbështetësve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura