“E sheh Fifin si të dashurën tënde?”/ Graniti i ‘rrëfehet’ Donaldit për atë që ndjen ndaj këngëtares

Oct 19, 2021 | 13:27
SHPËRNDAJE

Dyshimet se pëlqimi mes Fifit dhe Granit Canës është i njëanshëm, vazhdojnë ende në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja e ka shprehur publikisht dëshirën për të krijuar një lidhje me ish-futbollistin, por ai stepet akoma për të ndërmarrë një hap.

fifi granit cana (4)

Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me aktorin Donald Veshaj në oborrin e shtëpisë, Granitit iu bë një pyetje e drejtpërdrejtë në lidhje me Fifin: “A e sheh si të dashurën tënde?”. Mirëpo, edhe pse po kalojnë dy javë, ish-futbollisti ende thotë se është shumë herët.

fifi granit cana (3)

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Është koha që i tregon krejt se sa të duash ti jepi gojës, por koha i nxjerr të gjitha në pah.

Donald Veshaj: Po ti je i sigurtë, e pëlqen? E shikon si të dashurën tënde?

Granit Cana: Është shumë herët për me fol për të dashur, për me u lidh.

Donald Veshaj: Këtë muhabet e bëj me ty se të vlerësoj si çun edhe s’dua që të… Por edhe nëse nuk e shikon nuk ka as edhe një lloj problemi, bile pikë të shtohen nëse thua të vërtetën. Po të flas hapur se dua që të dalësh mirë. Nëqoftëse nuk e shikon, sepse që ju të dy e keni shumë xhan njëri-tjetrin duket, po ndonjëherë ndoshta nuk e shikon si të dashur plak dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

Granit Cana: Jo, jo, s’është ajo, po unë po them koha i nxjerr krejt në pah.

BORA ZEMANI, SEMI JAUPAJ, DONALD VESHAJ (2)

Ndërkohë, ditën e djeshme Fifi u bë xheloze ndaj Granitit, sepse ky i fundit kishte shkuar të bënte dush me Semi Jaupajn.

Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e nisi diskutimin Fifi, duke pritur “sqarim” nga ana e Canës.

semi jaupaj (1)

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi.

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Granit Cana: Po e di që po dëshiron të thuash.

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Granit Cana: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Granit Cana: Po isha i djersitur.

fifi granit cana (2) fifi, granit cana (3) fifi, granit cana (1) fifi granit cana (4) fifi granit cana (5) fifi granit cana (2) fifi (11) fifi granit cana (3) fifi (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura