“E sfidove veten deri në fund, duke ndihmuar të tjerët”, deputeti jep lajmin e hidhur, vdes nga koronavirusi infermierja shqiptare

Aug 14, 2020 | 13:50
SHPËRNDAJE

Humb betejën me virusin e rrezikshëm një infermiere në Kosovë. Mediat kosovare shkruajnë se ajo është 63-vjeçarja Shkurte Gecaj nga Peja, vjehrra e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha.

infermiere deputet vjehrra

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i cili shkruan:

Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë, Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.

Várrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në várrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.

Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq! Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona. Zoti të shpërbleftë më Xhennet. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja! Me respekt Veton Berisha”

veton

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura