E rrallë në Angli, futbollisti i Sitit luan dy ndeshje brenda ditës

Oct 18, 2021 | 14:52
SHPËRNDAJE

Një histori e çuditshme ka ndodhur tek skuadra e Mançester Siti, ku në fundjavë futbollit Kol Palmer ka luajtur dy ndeshje brenda ditës.

siti

19-vjeçari hyri si zëvendësues në fushë në fitoren 2-0 të ‘’qytetarëve’’ ndaj Bërnlej, ndërsa disa orë më vonë shënoi tregolësh për ekipin e të rinjve të Sitit në fitoren 5-0 ndaj Lestërit. Një rast i padëgjuar ky, por që e ka shpjeguar vetë talenti 19-vjeçar duke u shprehur se është kënaqësi të luash me të dyja ekipet brenda ditës.

“Të luash me ekipin e parë në orën tre, pastaj të udhëtosh drejt Stadiumit të Akademisë dhe të shënosh një tregolësh dhe tre pikë të tjera, është mrekulli. Unë pashë që skuadra e të rinjve do të luante në orën 19:30 pasdite dhe ekipi i parë ishte në orën 3 Kështu, mendova se nëse nuk luaj 30 minuta ndaj Bërnlejt, mund të udhëtoja për te ekipi i akademisë.

Unë jam duke bërë atë që dua. Nuk mund të ankohem. Është e vështirë të mbash përqendrimin dhe të ruash energjinë gjatë gjithë ditës, por përveç kësaj, më pëlqeu. Unë përpiqem të argëtohem dhe të gëzoj tifozët me golat e mia’’, u shpreh Palmer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura