E rrallë/ 59-vjeçarja do të lindë fëmijën e të bijës të vdekur

Feb 24, 2015 | 16:07
SHPËRNDAJE

Një nënë britanike dëshiron të jetë gruaja e parë në botë që lind mbesën e saj. 59-vjeçarja ka nisur një betejë ligjore që do të lejojë përdorimin e vezoreve të vajzës së saj të vdekur dhe të përmbushë amanetin e të bijës.

Nëna lind fëmijën e së bijës

Vajza e saj, e cila vdiq nga kanceri në moshën 20-vjeçare, kishte depozituar vezët në një klinikë IVF në Hammersmith, në perëndim të Londrës, raporton “DailyStar”.

Në Britani asnjë klinikë nuk ka rënë dakord për të trajtuar gruan, kështu që ajo dhe bashkëshorti i saj, 58 vjeç, shpresojnë që t’i dërgojnë vezoret e ngrira tek një mjek në New York. Por autoriteti “Human Fertility and Embryology” po refuzon ofertën e çiftit anonim për të transferuar vezë jashtë vendit, duke pretenduar se nuk ka leje të shkruar qartë për të bërë diçka të tillë.

Prindërit tani janë duke u përgatitur për të sfiduar vendimin në Gjykatën e Lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura