E rëndë te Infektivi/ 5-muajshe shtatzënë, ndërron jetë 28-vjeçarja me Covid-19 (Emri)

Nov 17, 2020 | 12:48
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Spitali Infektiv ku ka ndërruar jetë një 28-vjeçare e infektuar me Covid-19, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. 

Emanuela Dalipi-28-vjecarja

Mësohet se e ndjera, Emanuela Dalipi, ishte shtruar prej tre ditësh në Shërbimin Intensiv të Infektivit.

E reja ishte në muajin e pestë të shtatzanisë dhe kishte përfunduar në Spital pas përkeqësimit të gjendjes nga Covid-19.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve reanimatorë për t’i shpëtuar jetën, 28-vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura