E rëndë/ Shqiptari futet në shtëpinë e grekeve, lidh nënën e moshuar dhe përdhunon vajzën e saj

Feb 10, 2020 | 14:49
SHPËRNDAJE

Të dielën pasdite një shtetas 35-vjeçar shqiptar hyri në një shtëpi ku banonin dy gra.

shqiptar

Shqiptari emri i të cilit nuk është bërë i ditur pasi ka hyrë në shtëpinë e tyre ka lidhur nënën 73 vjeçare dhe përdhunoi më pas vajzën e saj 53-vjeçare.

Gruaja i kishte nxjerrë 500 euro në mënyrë që shqiptari të largohej, po ai nuk ishte stepur.

Këto para nuk i kishin mjaftuar shqiptarit, i cili më pas kishte marrë greken 53-vjeçare dhe e kishte detyruar atë të shkonte dhe të merrte hua para tek fqinjët.

Por fqinja nuk kishte pranuar t’ia jepte dhe më pas shqiptari u zhduk me 500 eurot.

Gratë lajmëruan policinë dhe shqiptari u kap në Stacionin e Autobusëve Kulla ndërsa po përgatitej të hipte në një autobus dhe të nisej për në Kalamatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura