E rëndë/ Plas sherri në urban, pasagjeri godet me grushte shoferin (VIDEO)

Nov 12, 2019 | 17:07
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio, ku një pasagjer dhunoi shoferin e mjetit.

Dyshohet se sherri ka filluar pasi një vajze i është vjedhur portofoli në urban. Pasi i kishte pikasur se i mungonte portofoli, vajza ka njoftuar faturonin dhe shoferin për ngjarjen, por sipas pasagjerëve, shoferi mbylli menjëherë derën e urbanit.

Capture

Ka qenë ky veprim që ka shkaktuar irritimin e një prej pasagjerëve i cili filloi të godiste shoferin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura