E rëndë/ Përleshje me armë mes nxënësve në oborrin e shkollës fillore

Nov 4, 2019 | 20:36
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë të Kosovës, ku disa të rinj, nxënës në një gjimnaz,  janë përleshur në oborrin e një shkolle fillore, duke përdorur edhe armët. 

Sipas “Express” nxënësit e përfshirë në konflikt që vijojnë mësimet diku tjetër,  kishin lënë takim  në oborrin e kësaj shkolle fillore.

fe_1481103460-3111210-600x360

Madje paralajmërimin se diçka mund të ndodhte e kishin bërë edhe përmes rrjeteve sociale.

Një nga dëshmitarët që e pa rastin, tha se u tmerrua nga ajo çka pa mëngjesin e së hënës.

“Jane përdorë edhe armë te zjarrit, unë kam qenë dëshmitar i asaj. Pasi që policia ka pasë informatë nga rrjetet sociale që kjo ngjarje do te ndodhte sot. Ka qenë tmerr ajo që kemi pa sot në mëngjes. Ka gju në drejtim perpjetë, mirëpo ka tentu që të gjuaj edhe herën e dyte dhe tretë, mirëpo falë intervenimit të shpejtë te policies, e kan evitu me të keqen”, ka thënë Niman Rushiti.

Si rezultat i reagimit të shpejtë të njësitit policies, është arritur të identifikohen dhe arrestohen 4 persona te cilët dyshohen që janë përfshirë në përleshjen në fjalë. Njëri nga ata ka marrë lëndimet të lehta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura